Set NeO Gushore të mëdha, 5 copë, 100% Pambuk

L2,190

Seti NO me gushore të mëdha përmban 5 gushore me përmasat 40×35 cm për të vegjëlit tuaj. Secila prej tyre ka një dizenjo unike e cila ju mundëson ti kombinoni më së miri me veshjet e fëmijëvetuaj.Shtresa e sipërmepërbëhet nga material  100% pambuk, ndërsa shtresa e poshtme është prej pambuku përthithës dhe rezistent ndaj ujit.

Kategori:

Loading...

Barcode:

Përshkrim

Çdo gushore Neo është e përbërë me një strukturë të veçantë me 2 pëlhura: shtresa e sipërme përbëhet nga material 100% pambuk, ndërsa shtresa e poshtme është prej pambuku përthithës dhe rezistent ndaj ujit. Përbërja e pambuktë e gushores e mban fëmijën gjithmonë të thatë dhe të pastër, gjatë ngrënies së vakteve ose gjatë daljes së dhëmbëve. Ky model special është ideal për femijet nga 1-4 vjeç.

Gushoret janë krijuar nga pëlhura të çertifikuara të cilësisë më të lartë. Gushoret Neo nuk e humbasin ngjyrën dhe mbeten të buta si të reja dhe pas shumë larjesh! 

Mbyllja e gushores me anë të shiritit ngjitës është shumë e shpejtë dhe e rehatshme për nënat. Përdorimi i shiritit ngjitës tek gushoret tona na jep më shumë siguri sesa gushoret me kopsa. Materiali i shiritit ngjitës është tepër i butë dhe antialergjik për lëkuren e bebit tuaj.

Shiriti ngjitës tek gushoret NeO ngjitet në mënyrë perfekte dhe ka nje kohë përdorimi shumë të gjatë, deri në 10 mijë hapje!

Përbërja: Ana e sipërme e printuar 100% pambuk, ana e poshtme 80% pambuk 20% PE – Skajet: 100% pambuk.

Përmasat: 40×35 cm

Mirëmbajtja: Lahet në 40°, Rekomandojmë të hekuroset me shumë kujdes dhe të thahet në cikël të butë në tharëse.

Produkti ynë është prodhuar dhe dizenjuar në Itali.

Dizenjot për gushoret Neo: Good Night Tiffany, Good Night Tortora, Jungla, Nuvola Cosmos, Stella Tortora.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.