Mbrojtja e Privatësisë

Neo Albania mbron dhe respekton privatësinë dhe të dhënat personale tuajat bazuar në ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.

Përpunimi i të dhënave tuaja do të jetë vetëm në shërbim të sigurisë së dorëzimit, do të jetë i rregullt dhe pa vonesa. Gjithashtu të dhënat tuaja personale do të përdoren, me pëlqimin tuaj, në dërgimin e ofertave, promocioneve dhe shorteve të ndryshme që do të organizojë faqja jonë www.neoalbania.com . Klientët tanë kanë të drejtë në çdo kohë të refuzojnë komunikimin e ofertave promocionale nga ana e Neo Albania.

Pronësia Intelektuale

Ju bini dakord që të gjitha të drejtat intelektuale, marka dhe patenta në të gjithë pjesët e portalit online Neo Albania do të jenë gjithmonë në pronësi të Neo Albania. Ju nuk ju lejohet të përdorni asnjë pjesë të këtyre materialeve, logo, ngjyra, forma, foto, përshkrime e çdo gjë tjetër për qëllime biznesi dhe personale tuajat pa miratimin e Neo Albania.Kërkesa për përdorimin e karakteristikave të lartpërmendura duhet dërguar me email në info@neoalbania.com

Tranferimi i të Drejtave dhe Detyrimeve

Kontrata mes nesh dhe jush do të mbetet mes nesh dhe jush.

Ju nuk mund të transferoni, autorizoni apo delegoni kontratën tek një palë tjetër pa marrë pëlqimin tonë me shkrim.

Ne mund të transferojmë, autorizojmë apo delegojmë kontratën tek një palë tjetër. Për t’iu hequr dyshimet transferime apo autorizime të tilla nuk do të ndikojnë në të drejtat tuaja apo t’iu anulojnë, reduktojnë apo limitojnë garancitë që mund të përfshijnë artikujt që keni blerë.