Set NeO gushore të vogla, 5 copë, 100% pambuk

L1,890

Seti NEO me gushore të vogla përmban 5 gushore me përmasat 21×19 cm për të vegjëlit tuaj. Gushoret Neo e mbajnë fëmijën gjithmonë të thatë dhe të pastër, gjatë ngrënies së vakteve dhe ushqyerjes me gji, ose gjatë daljes së dhëmbëve. Gushoret Neo janë ideale për bebat nga 1-12 muaj.

Kategori:

Loading...

Barcode:

Përshkrim

Çdo gushore Neo është e përbërë me një strukturë të veçantë me 2 pëlhura: shtresa e sipërme përbëhet nga material 100% pambuk, ndërsa shtresa e poshtme është prej pambuku përthithës dhe rezistent ndaj ujit, në mënyrë që ta mbajë fëmijën gjithmonë të thatë dhe të pastër, gjatë ngrënies së vakteve dhe ushqyerjes me gji, ose gjatë daljes së dhëmbëve.

Gushoret janë prodhuar nga pëlhura të çertifikuara të cilësisë më të lartë. Gushoret NeO nuk e humbasin ngjyrën dhe mbeten të buta si të reja edhe pas shumë larjesh! 

Mbyllja e gushores me anë të shiritit ngjitës është shumë e shpejtë dhe e rehatshme për nënat. Ky model është gjithashtu ideal për të porsalindurit më të lëvizshëm, duke na dhënë më shumë siguri sesa gushoret me kopsa. Materiali i shiritit ngjitës është tepër i butë dhe antialergjik për lëkurën e bebit tuaj.

Shiriti ngjitës tek gushoret NeO ngjitet në mënyrë perfekte dhe ka një kohë përdorimi shumë të gjatë, deri në 10 mijë hapje!

Përbërja: Ana e sipërme e printuar 100% pambuk, ana e poshtme 80% pambuk 20% PE – Skajet: 100% pambuk

Përmasat: 21×19 cm

Mirëmbajtja: Lahet në 40°, Rekomandojmë të hekuroset me shume kujdes dhe të thahet në cikël të butë në tharëse.

Produkti ynë është prodhuar dhe dizenjuar në Itali.

Dizenjot Neo: Good Night Tiffany, Good Night Tortora, Jungla, Nuvola Cosmos, Stella Tortora.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.