Transporti Falas për porositë mbi 5000L
Set NeO Napa 80×80 CM / 2 copë
L1,790
Napa Neo është e perbërë nga 100% pambuk i cilësisë së lartë, ka veti përthithëse dhe shumë më e butë se napat e zakonshme që gjenden në treg. Napat janë shumë praktike dhe universale në përdorim, duke ju ndihmuar gjatë përditshmërisë me të vegjëlit tuaj. Seti përmban 2 napa.
Përshkrim
Napa Neo është e përbërë nga 100% pambuk i cilësisë së lartë, ka veti përthithëse dhe shumë më e butë se napat e zakonshme që gjenden në treg. Falë trajtimit të tyre të veçantë “të rrudhosur”, ato janë elastike dhe tepër rezistente në përdorim.
Napat mund të përdoren për të mbështjellë fëmijën tuaj, si peshqir për ta tharë butësisht pas larjes. Napat mund të përdoren dhe në vend të një çarçafi për të mbrojtur fëmijën tuaj nga dielli dhe era në karrocë, dhe si një shtrojë ndërrimi për pelenat. Praktikisht universale!
Përbërja: 100% napë e plotë pambuku
Përmasat: 80×80 cm
Mirëmbajtja: Lahet në lavatrice me 40° me shpejtësi të reduktuar, rekomandojmë të mos thahet ne tharëse.
Produkti ynë është prodhuar dhe dizenjuar në Itali.
Informacion shtesë
Colore Napa | Bezhë, Mente, Nude, Rozë, Të Bardha |
---|
Shqyrtim mund të parashtrojnë vetëm klientë që kanë bërë hyrjen dhe që e kanë blerë këtë produkt.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.