Ne rezervojmë të drejtën për të hequr artikujt nga portali i porosive online në çdo kohe dhe na lind e drejta për të shtuar/hequr apo përditësuar çdo material apo përmbajtje të këtij portali. Edhe pse ne do të bëjmë të pamundur për të përfunduar çdo porosi me ju, mund të ketë raste të jashtëzakonshme të cilat na shtyjnë për të refuzuar porosinë tuaj, e drejtë të cilën e kemi në çdo kohë.

Ne nuk na lindin detyrime karshi jush apo karshi palëve të treta nëse gjykojmë se duhet ta refuzojmë një porosi apo nëse heqim artikujt nga portali jonë. Nuk kemi detyrime karshi askujt nëse heqim, shtojmë, përditësojmë materialet apo produktet tona në portalin online.

E drejta juaj për të kthyer artikullin/artikujt e porositur

Si klient juve ju lind e drejta për të kthyer artikullin brenda 14 ditëve kalendarike në bazë të nenit 37 te Ligjit 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”.

Artikulli/artikujt e porositur duhet të kthehen në adresën e përcaktuar nga Neo Albania, me paketimin dhe ambalazhimin e tij, të mos jetë përdorur dhe të shoqërohet me të gjithë aksesoret, udhëzime të ndryshme përdorimi (nëse ka), kupon origjinal tatimor që vërteton blerjen e artikullit. Pa kuponin ORIGJINAL TATIMOR nuk lejohet as ndërrimi dhe as kthimi i artikujve.

Produktet e kthyera të cilat kanë mangësi, dëmtime, janë të përdorura apo të ndotura nuk do të pranohen nga Neo Albania

Klientit do t’i rimbursohet çdo kosto si pasojë e marrëdhënies tregtare me Neo Albania

Kthimet/ndërrimet

Nëse doni të ktheni një artikull/artikujt brenda periudhës së përmendur në pikën 7 të këtyre Kushteve, ju mund të ktheni artikullin vetëm nëpërmjet korrierit në magazinën e Neo Albania. Kostot e transportit për kthimin e artikullit do të jenë tuajat nëse artikulli plotëson të gjitha kushtet e gjendjes fizike të tij por ju po e ktheni sepse nuk e pëlqeni apo ndërroni mendje për porosinë e kryer. Në rast se artikulli është i dëmtuar apo fizikisht jo i njëjtë me atë që keni porositur atëherë kostot e transportit për kthimin e artikullit janë në përgjegjësinë tonë dhe do të mbulohen nga ne.

Kini parasysh se nëse doni të ktheni artikullin, duhet të jeni kujdesur për të ndërsa e keni në zotërim. Kjo nënkupton që duhet të ruani paketimin origjinal, mbështjellëset apo çdo letër tjetër informuese e plotësuese që ju ka ardhur së bashku me artikullin.

Ndërrimet mund të ndodhin me artikuj të së njëjtës vlerë/ vlerë më të lartë (do i dorëzoni korrierit diferencën e parave kur t’iu sjelli artikullin) ose më të ulët (korrieri do t’iu dorëzojë artikullin dhe diferencën e parave).